Abdixhiku reagon pasi SHBA goditi Kosovën për faj të Qeverisë Kurti: Të bashkohemi, t’i japim fund kësaj çmendurie - Gazeta Express
string(111) "abdixhiku-reagon-pasi-shba-goditi-kosoven-per-faj-te-qeverise-kurti-te-bashkohemi-ti-japim-fund-kesaj-cmendurie"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 14:38

Abdixhiku reagon pasi SHBA goditi Kosovën për faj të Qeverisë Kurti: Të bashkohemi, t’i japim fund kësaj çmendurie

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 14:38

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas goditjes që sot Kosova ka marrë nga SHBA për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë që drejtohet nga Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se suspendimi i dialogut strategjik paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me SHBA-në.

“Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë”, ka thënë Abdixhiku.

Të dashur qytetarë,

Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran.

Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës.

Populli i Kosovës nuk është si ta.

Populli i Kosovës nuk do të jetë si ta.

Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë.

LDK do të kujdestarojë me plot përkushtim e përgjegjësi rrugën euroatlantike të Kosovës; do të garantojë miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe do të rikthejë vendin tonë në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë.

Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!

 .