Abdixhiku publikon pjesën e dytë të programit/ koeficienti i pagave në sektorin publik 125 euro në vitin e parë të mandatit - Gazeta Express
string(122) "abdixhiku-publikon-pjesen-e-dyte-te-programit-koeficienti-i-pagave-ne-sektorin-publik-125-euro-ne-vitin-e-pare-te-mandatit"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2023 19:45

Abdixhiku publikon pjesën e dytë të programit/ koeficienti i pagave në sektorin publik 125 euro në vitin e parë të mandatit

Lajme

Gazeta Express

18/09/2023 19:45

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar pjesën e dytë të programit të kësaj partie, ku një nga zotimet është edhe rritja e koeficientit për pagat e sektorit publik, 125 euro në vitin e parë të mandatit dhe 135 në atë të fundit.

Po ashtu janë premtuar edhe projekte infrastrukturore, përfshirë edhe stadiume rajonale.

Lexo Edhe:

Një tjetër premtim është edhe kodimi në shkolla që do të bëhet i obligueshëm, si dhe trajnim të 40 mijë të rinjeve.

Kryetari i kësaj partie opozitare, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook, të hënën se kanë program të detajuar për zotimet e tyre.

Ai ka paralajmëruar një konventë të LDK-së ku do të bëhet shpalosja e zotimeve për synimin e LDK-së për ta qeverisur Kosovën.

”PJESA E DYTË e 100 projekteve dhe zotimeve kryesore të ‘Rrugës së Re’. Ju faleminderit për gjithë interesin e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj pjesës së parë”.

”Këto, vlerat e orientimet themelore, do t’i shpalosim në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe nga aty në çdo komunikim pas. Kemi një program të detajuar, të bëshëm e zhvillimor. Një që i përgjigjet sfidave dhe krizave të kohës. Një që na nxjerrë nga ngufatja e tanishme e zymtësia mbytëse”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

”Le të flasim për të ardhmen. Ajo është e ndritshme. ‘Rruga e Re’ na shpie atje. Ne kemi gjetur rrugën përpara; është koha ta bëjmë të njëjtën së bashku”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Abdixhiku sot shpalos 100 projektet e Rrugës së Re: E ardhmja jonë është e ndritshme