Abdixhiku pritet nga qytetarët në një lagje të Istogut: Shpërthimi këtu nisi dhe s’ka të ndalur më - Gazeta Express
string(96) "abdixhiku-pritet-nga-qytetaret-ne-nje-lagje-te-istogut-shperthimi-ketu-nisi-dhe-ska-te-ndalur-me"

Abdixhiku pritet nga qytetarët në një lagje të Istogut: Shpërthimi këtu nisi dhe s’ka të ndalur më

Lajme

Gazeta Express

19/01/2025 15:50

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vijuar takimet elektorale me qytetarët e Istogut, duke e cilësuar këtë komunë si vetë LDK-ja.

Abdixhiku theksoi se ky nuk ishte një tubim qendror, por vetëm një takim i një nëndege.

Lexo Edhe:

“Nuk është tubimi qendror, por vetëm një takim nëndege – e qytetit – në Istog. Dje në Gurrakoc, sot në qytet – shpërthimi këtu nisi dhe s’ka të ndalur më! Istogu jo vetëm që është me LDK-në, është vet LDK-ja!
Shihemi në tubimin qendror krejt në fund. Tani vazhdojmë në Rugovë! 124 jemi ne! Kryengritja e djathtë kombëtare u bekua dhe në qytet! Ilir të lumtë! Kandidatëve fat!” – tha ai.