Abdixhiku pret ambasadoren kroate, folin për bllokadën në Kuvendin e Kosovës - Gazeta Express
string(75) "abdixhiku-pret-ambasadoren-kroate-folin-per-bllokaden-ne-kuvendin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 19:15

Abdixhiku pret ambasadoren kroate, folin për bllokadën në Kuvendin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 19:15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur të mërkurën në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barišić.

Siç ka njoftuar LDK-ja përmes një komunikate, në këtë takim  u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar si pasojë e ngërçit institucional, që sipas LDK-së është  shkaktuar nga mungesa e vullnetit politik të partisë së parë në vend.

Abdixhiku ritheksoi nevojën urgjente për formimin e institucioneve funksionale.

“Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Barišić biseduan edhe për rëndësinë e përkrahjes dhe përfaqësimit të komunitetit kroat në Kosovë, si dhe nevojën për ofrimin e shërbimeve të drejta dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë ato nga niveli lokal ku LDK udhëheq komunën përkatëse. Kryetari Abdixhiku theksoi përkushtimin e LDK-së për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve shumicë dhe pakicë, si gurthemel i stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend. Kryetari Abdixhiku gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme që shteti mik kroat i ka dhënë Republikës së Kosovës, në veçanti në arenën ndërkombëtare dhe në proceset integruese”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /Gazeta Express