Abdixhiku: Po e presim vendim përfundimtar të Gjykatës për lëndën tonë, po përmbyset rendi kushtetues - Gazeta Express
string(99) "abdixhiku-po-e-presim-vendim-perfundimtar-te-gjykates-per-lenden-tone-po-permbyset-rendi-kushtetues"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 12:05

Abdixhiku: Po e presim vendim përfundimtar të Gjykatës për lëndën tonë, po përmbyset rendi kushtetues

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 12:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesuiesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.