Abdixhiku përsërit zotimin për mbulim të shpenzimeve për 1 vit për secilin të lindur - flet edhe për Ministrinë e Familjes - Gazeta Express
string(120) "abdixhiku-perserit-zotimin-per-mbulim-te-shpenzimeve-per-1-vit-per-secilin-te-lindur-flet-edhe-per-ministrine-e-familjes"

Abdixhiku përsërit zotimin për mbulim të shpenzimeve për 1 vit për secilin të lindur – flet edhe për Ministrinë e Familjes

Lajme

Gazeta Express

07/10/2024 22:19

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk ka akt më patriotik se sa kujdesi për mirëqenie të qytetarëve.

Ai në emisionin Pressing në T7, ka thënë se “Kosova nuk e ka luksin të ekzistojë në mediokritet”.

Lexo Edhe:

“A është patriotizëm të flasësh çështje të akuzave e njëfarë romantizmi kështu masiv, apo t’i mbajmë njerëzit në Kosovë. A është patriotizëm të bëjmë ministrinë e Familjes siç e kam ndërmend ta bëj unë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka përmendur sërish themelimin e Ministrisë së Familjes.

“Të jesh i sigurt që me mua brenga financiare të rritjes së fëmijës nuk do të jenë. Jam zotuar që çdo fëmijë që lind në Kosovë t’i mbulojë shpenzimet për 1 vit”, ka thënë Abdixhiku.