Abdixhiku: Përmbyllje e shkëlqyeshëme e javës së parë elektorale, LDK në momentumin më të mirë - Gazeta Express
string(92) "abdixhiku-permbyllje-e-shkelqyesheme-e-javes-se-pare-elektorale-ldk-ne-momentumin-me-te-mire"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2025 21:54

Abdixhiku: Përmbyllje e shkëlqyeshëme e javës së parë elektorale, LDK në momentumin më të mirë

Lajme

Gazeta Express

18/01/2025 21:54

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbylli javën e parë elektorale me tubim entuziast në Mirdi të Poshtme.

“Miradi e Poshtme! Jo tubimi qendror në Fushë Kosovë! Vetëm Miradi! Sa entuziazëm, sa energji, sa bindje! Kaherë si kështu.  Përmbyllje e shkëlqyeshme e javës së parë elektorale!” – shkroi Abdixhiku.

Lexo Edhe:

Sipas Abdixhikut, qytetarët nga çdo anë e Kosovës po shprehin mbështetjen për vizionin e LDK-së, që vendos qytetarin në qendër dhe ofron një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe krijimin e mundësive për të gjithë.

“LDK në momentumin më të mirë! Faleminderit Burim e Besnik për Organizimin, Linda e Laureat suksese!

Populli gjithandej nëpër Kosovë po na tregon se fuqia e LDK-së buron te ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, me mirëqenie e mundësi për të gjithë. Bisedat e sinqerta dhe përkrahja e flaktë që po shohim anembanë vendit janë dëshmi se Kosova është gati për ndryshimin e shumëpritur që do ta sjellim më 9 shkurt.

Me ekipin tonë të përgatitur dhe me një vizion që vendos qytetarin në qendër, LDK do ta udhëheqë vendin drejt të ardhmes së ndritur – me programin Rruga e Re që fokusohet në zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe mundësi për çdo qytetar

Falemnderit Miradi e Epërme për mbështetjen tuaj

Ndryshimi e bëjmë bashkë!” – tha ai.