Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për zgjedhjet e lokale të 12 tetorit.
Ai ka thënë në Debat Plus se pret që LDK të fitojë në komunat ku qeverisë aktualisht.
“Besoj që janë udhëhequr mbarë e mirë. Ka ekipe të mira që i njohin problemet e njerëzve, janë njerëz të sjellshëm, janë të angazhuar më tepër në projekte se sa në propagandë”, ka thënë Abdixhiku.
“Në këto zgjedhje LDK futet si prijetare me numrin e komunave të fituara. Na takon ta mbrojnë rezultatin. Po bëhen të gjitha përgatitjet për këtë. Jam i kënaqur me nivelin e angazhimit të strukturave tona. Besoj në anëtarësinë tonë dhe besoj në kandidatët tanë për kryetarë komunë dhe në 870 kandidatët tanë për asamble”, ka thënë Abdixhiku.