Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve që partinë e tij e vendosi në vendin e tretë.
Ai ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK është në rritje.
“Ky ka qenë një stop i përkohshëm, por rrugëtimi vazhdon dhe në trendin e rritjes. Ta përsërisim një gjë të tillë në zgjedhjet e ardhshme do të ishim shumë të lumtur. Jemi në rritje. Kemi shtuar 70 mijë vota”, ka thënë Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka thënë se partia e udhëhequr nga ai, nuk do t’iu shërbejë partive tjera.
“Insistimi që LDK të jetë njëfarë ‘kingmaker’, pra të vendoset në vendin e tretë historike të saj për të ardhmen, e t’i shërbej herë njërës parti e herë tjetrës, por kjo nuk do të ndodh”, ka thënë ai.