Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Janë pa ambicie, qe tri vjet mjaftohen me një urë - Gazeta Express
string(77) "abdixhiku-per-qeverine-kurti-jane-pa-ambicie-qe-tri-vjet-mjaftohen-me-nje-ure"

Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Janë pa ambicie, qe tri vjet mjaftohen me një urë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 22:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për 100 projektet e “Rrugës së Re”, tha se në këto projekte kanë punuar shumë ekspertë.

Sipas tij, ambicia është reduktuar aq shumë sa projekti i LDK-së duket i pabëshëm.

Lexo Edhe:

“Një Qeveri që mjaftohet me një urë në Saradran (Istog), normalisht që nuk ka ambicie për projekte të mëdha. Programi jonë është i bëshëm, populli i Kosovës duhet të rritë ambiciet jo të kënaqet me një rruge për 3 vite”, tha Abdixhiku në Rubikon, transmeton Express.

Ai tha se Kosova ka bërë një hap të pamatur duke sulmuar ndërmjetësuesit.

“Kjo Qeveri është euforike, e nervozuar shumë. Kosova duhet të shpëtohet nga ky kurth populist. Ne kemi pasur mbështetje blanko në përballje me Serbinë nga ShBA. Me këtë Qeveri se kemi”, tha Abdixhiku.