string(105) "abdixhiku-pas-votimit-le-te-ushtrojme-demokracine-si-vlere-si-besim-si-fundament-te-republikes-tone-te-re"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 11:02

Abdixhiku pas votimit: Le të ushtrojmë demokracinë si vlerë, si besim, si fundament të Republikës tonë të re

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 11:02

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në shkollën “Faik Konica”.

Pas votimit, Abdixhiku ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare në këtë proces.

“Zgjedhjet janë festë.

Festë e demokracisë. Në këtë ditë të bukur dimri, le të ushtrojmë demokracinë si vlerë, si besim, si fundament të Republikës tonë të re!

Zotine bekoftë Kosovën!

Zoti e bekoftë popullin tonë!” – shkroi Abdixhiku.