Abdixhiku pas seancës: Thelbi i problemit është mungesa e numrave, VV po bën bllokadë, po refuzon kompromisin - Gazeta Express
string(106) "abdixhiku-pas-seances-thelbi-i-problemit-eshte-mungesa-e-numrave-vv-po-ben-bllokade-po-refuzon-kompromisin"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:41

Abdixhiku pas seancës: Thelbi i problemit është mungesa e numrave, VV po bën bllokadë, po refuzon kompromisin

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:41

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas dështimit të konsituimit të kuvendit pas aktgjykimit të Kushtetueses, duke thënë mes tjerash se sot u bë e qartë se thelbi i problemit është mungesa e shumicës, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë edhe se VV-ja s’i ka numrat, dhe se e njëjta po refuzon të bëj kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativa.

I pari i LDK-së ka deklaruar edhe se qëndrimet e kësaj partie do të vazhdojnë të mbesin të njëjta.

‘‘Tashmë është e qartë se thelbi i problemit ka qenë të shumica parlamentare përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra nuk ka numra partia që ka dal e para në këto zgjedhje, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që kanë ofruar alternativa dhe rrjedhimisht bën bllokadë. Qëndrimet e LDK do të mbesin të njëjta, janë të pandryshueshme parimore. Por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kemi humbur kohë shumë, për shkak të instituimit kokëfortë për shkak të qasjes së njëanshme të më të vjetrit të kësaj seance sot iu kthyem në fillim, të thelbi i problemit të mungesa e numrave’’, tha ai. /GazetaExpress