Abdixhiku: Nuk duhet ta normalizojmë një kryeministër që oponentëve politikë i thotë hajvana e policëve dikur majmuna - Gazeta Express
string(115) "abdixhiku-nuk-duhetta-normalizojme-nje-kryeminister-qe-oponenteve-politike-i-thote-hajvana-e-policeve-dikur-majmuna"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 21:17

Abdixhiku: Nuk duhet ta normalizojmë një kryeministër që oponentëve politikë i thotë hajvana e policëve dikur majmuna

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 21:17

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku në Debat Plus të Dukagjinit, foli për gjuhën polarizuese të Vetëvendosjes.

Ai tha se nuk guxojmë ta normalizojmë këtë gjuhë, e një kandidat për kryeministër i cili quan oponentët hajvan, mediat argat të Serbisë e policët dikur majmuna.

“Nuk guxojmë ta normalizojmë këtë gjuhë të polarizuar të VV-së. E ka bindjen polarizuese, sepse përtej gjuhës fshihet bindja. Kjo parti politike ka ushqyer diskursin kosovar për 5 vite dhe jo vetëm. Një kandidat për kryeministër që i quan oponentët hajvan, deklaratë që s’qëndron, është fiktive. I quan mediat argat të Serbisë, dikur policët i ka quajtur majmuna e flamurin lara lara”, tha Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement