Abdixhiku nga Suhareka: LDK afron e ndërton të ardhmen për Republikën e brezat që do të vijnë - Gazeta Express
string(92) "abdixhiku-nga-suhareka-ldk-afron-e-nderton-te-ardhmen-per-republiken-e-brezat-qe-do-te-vijne"

Lajme

Gazeta Express

04/01/2025 23:56

Abdixhiku nga Suhareka: LDK afron e ndërton të ardhmen për Republikën e brezat që do të vijnë

Lajme

Gazeta Express

04/01/2025 23:56

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme pas shumë takimeve, e ka mbyllur në fshatin Stravuqinë të Suharekës, shkruan Gazeta Express.

I pari i LDK ka thënë se kjo parti është kthyer në rrënjë, kësisoj qytetarët po e presin hapur dhe po e mbështesin me plot zemër.

Postimi i plotë:

Sapo mbyllëm ditën sot, për të thënë mbrëmjen më drejtë, në fshatin Stravuqinë të Suharekës. Sërish, një pritje e ngrohtë, e madhe, e plot interesim – sidomos nga të rinjtë – në këtë fshat të vogël por me zemër të madhe!

Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë!

LDK afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen për popullin e vet, për Republikën tonë dhe gjithë breznitë që do të vijnë pas nesh! /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement