Abdixhiku nga Muzeqina e Shtimes: Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së - Gazeta Express
string(117) "abdixhiku-nga-muzeqina-e-shtimes-nga-fshatrat-me-te-vogla-deri-ne-qendrat-me-te-medha-qytetaret-po-i-bashkohen-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2025 22:19

Abdixhiku nga Muzeqina e Shtimes: Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së

Lajme

Gazeta Express

03/02/2025 22:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e fshatit Muzeqinë të Shtimes, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e jashtëzakonshme.

Ai theksoi se nga fshatrat më të vogla deri te qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së për të rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit.

“Pritje e jashtëzakonshme edhe në fshatin Muzeqinë të Shtimes! 📍

Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së dhe po na e japin forcën për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit. Sepse LDK është shtëpia e të gjithë atyre që duan stabilitet dhe zhvillim!

Falemnderit kryetarit të degës sonë këtu dhe kandidatit në listën tonë, Kastriot Shabani për këtë organizim të jashtëzakonshëm!

Fitore, dhe asgjë më pak!” – ka shkruar Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement