Abdixhiku nga Juniku: Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë - Gazeta Express
string(89) "abdixhiku-nga-juniku-do-ti-perfundojme-magjistralet-per-peje-gjakove-mitrovice-e-podujeve"

Lajme

Gazeta Express

20/12/2025 18:28

Abdixhiku nga Juniku: Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë

Lajme

Gazeta Express

20/12/2025 18:28

Përfundim të magjistraleve për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë, ka premtuar kandidati i LDK-së për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

Gjatë fjalimit të tij në Junik, ai tha se nën qeverisjen e tyre, do ta lidhin Dukagjinin ashtu siç e meriton.

“Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë dhe do ta lidhim Dukagjinin siç e meriton”, tha Abdixhiku.

“Dhe mbi të gjitha, ne e dimë se asnjë program nuk ka kuptim pa shtet funksional. Pa Kushtetutë të respektuar. Pa institucione që punojnë. Pa partnerë ndërkombëtarë”, përfundoi Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement