Abdixhiku nga Istogu: Ka ardhur koha për kthim në rrugën e duhur, ka ardhur koha e LDK-së - Gazeta Express
string(87) "abdixhiku-nga-istogu-ka-ardhur-koha-per-kthim-ne-rrugen-e-duhur-ka-ardhur-koha-e-ldk-se"

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/10/2025 19:02

Abdixhiku nga Istogu: Ka ardhur koha për kthim në rrugën e duhur, ka ardhur koha e LDK-së

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/10/2025 19:02

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Istog, deklaroi se fitorja e LDK-së nuk është fitore e një partie, është fitore e gjithë Kosovës.

Sipas tij më 12 tetor, Istogu dhe Kosova do të flasin qartë për LDK-në.

‘’Ka ardhur koha të kthehet shpresa. Ka ardhur koha e LDK-së. Ky është një rrugëtim i përbashkët. Një rrugëtim i bukur drejt një të ardhmeje më të mirë.

Le të ngrihemi të gjithë bashkë. Për Kosovën tonë. Për Istogun. Për LDK-në. Për Ilir Feratin. Për fëmijët tanë. Për një të ardhme ku çdo familje jeton me dinjitet, ku çdo i ri sheh të ardhmen këtu, ku çdo qytetar ndjehet i përfaqësuar’’, tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se LDK nuk është vetëm parti. LDK është familje, besim dhe rruga e Kosovës.