Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera - Gazeta Express
string(102) "abdixhiku-nese-kushtetuesja-merr-vendim-per-votimin-e-fshehte-ne-do-te-tregojme-voten-kunder-ne-kamera"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 7:00

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 7:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar iniciativën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, pavarësisht se cili do të jetë ai.

“Ne dëshirojmë ta respektojmë vendimin dhe e respektojmë. Por deputetët tanë do të qëndrojnë të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur.

“Ata do të dalin, do të marrin letrën aty të tavolinat ku bëhet ai komisioni, do ta plotësojnë kundër, do ta tregojnë te kamera lartë dhe do ta vendosin në kuti të votimit – 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë…”, deklaroi Abdixhiku.

AAK e ka kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, duke kërkuar nga Kushtetuesja interpretim nëse një vendim i mëhershëm i Kuvendit për votim të hapur mund të ndryshohet. /Dukagjini