string(139) "abdixhiku-ne-takim-me-ambasadorin-e-shqiperise-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-ndajne-qendrimin-per-thellimin-e-marredhenieve-ndershteterore"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 13:57

Abdixhiku në takim me ambasadorin e Shqipërisë, flasin për zhvillimet e fundit – ndajnë qëndrimin për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 13:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në selinë qendrore të partisë ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

LDK-ja tha se gjatë takimit “u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë mos-konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me këtë situatë”.

“Në këtë kontekst, kryetari Abdixhiku ritheksoi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit, si një zgjidhje e përkohshme, por e domosdoshme për tejkalimin e ngërçit aktual politik dhe rikthimin e funksionalitetit të institucioneve të vendit. Ai nënvizoi se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme, ndërsa dështimi për të 27-tën herë me radhë për krijimin e shumicës parlamentare dëshmon paaftësinë e partisë fituese për të siguruar stabilitet qeverisës. Kjo situatë përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve dhe për ecurinë normale të proceseve shtetërore”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Abdixhiku dhe Malaj, LDK-ja tha se “ndanë qëndrimin e përbashkët për domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si një shtyllë themelore për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përparimin e përbashkët të dy vendeve”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar për ndërtimin e urave të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e partisë më të vjetër në vend.

aaaaa