Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se propozimi i kësaj partie për Qeverinë e Unitetit, ka qenë zgjidhja më e mirë.
Sipas tij, me një qeveri të tillë, do të mund të zgjidheshin të gjitha dilemat kushtetuese.
Abdixhiku në “Rubikon” në Klan Kosova, theksoi se si pasojë e mospërkrahjes së Qeverisë së Unitetit, tash Kosova është e bllokuar që 7 muaj.
“Një zgjidhje shumë më e mirë ka qenë Qeveria e uniteti. I ka pasur 15 pika, në këto kanë qenë definimet kushtetuese. Si të zgjidhet kryetari i Kuvendit, a mund të kemi qeveri që rrit pagat, a mund ta prëmirësojmë ngërçin kushtetues. A mund të bëjmë reset politik, kjo gjë nuk ndodhi, me ide më të ndryshe nuk po vini te ne s’po mundeni pa LDK-në. Ne kishim brengë, ngërçin, dhamë zgjidhje shtetërore, ja ku jemi qe 7 muaj të bllokuar”, tha Abdixhiku.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...