Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së: Kosova ka nevojë për këtë parti sot më shumë se kurrë - Gazeta Express
string(101) "abdixhiku-ne-36-vjetorin-e-themelimit-te-ldk-se-kosova-ka-nevoje-per-kete-parti-sot-me-shume-se-kurre"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 14:05

Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së: Kosova ka nevojë për këtë parti sot më shumë se kurrë

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 14:05

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 36-vjetorin e themelimit, ndërsa kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar rrugëtimin historik të partisë si projekt i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.

Në një postim me rastin e përvjetorit, Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja lindi në një periudhë represioni dhe errësire, duke u shndërruar në idenë më të madhe politike të Kosovës.

“36 vjet më parë, në një kohë represioni dhe errësire, lindi ideja më e madhe politike e Kosovës. Lindi Lidhja Demokratike e Kosovës, projekti i lirisë, i pavarësisë dhe i demokracisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja nuk ishte vetëm një organizim politik, por një besëlidhje popullore dhe rruga e vetme drejt shtetit, e udhëhequr nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

“Nën udhëheqjen e atit themeltar të Republikës, Dr. Ibrahim Rugova, kjo ide u shndërrua në rezistencë paqësore, në organizim shtetëror dhe në aleancë me botën demokratike”, ka theksuar ai.

Duke nderuar strukturat dhe veprimtarët e LDK-së në të gjitha periudhat, Abdixhiku ka shprehur respekt të veçantë për ata që, siç u shpreh ai, “dhanë më të shenjtën për këtë shtëpi të demokracisë dhe për Republikën tonë”.

Kreu i LDK-së ka theksuar se në dekadën e katërt të ekzistencës së saj, përgjegjësia e partisë është më e madhe se kurrë, jo vetëm për fatin e LDK-së, por për të ardhmen e Kosovës.

“LDK ka qenë dhe mbetet parti e shtetit, jo e pushtetit. Parti e dorës së shtrirë, e bashkimit dhe e përgjegjësisë historike”, ka shkruar Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement