Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e quajti Kurtin “politikan i së kaluarës”, gjatë intervistës që është duke u transmetuar në Pressing në T7.
Sipas Abdixhikut, “Kurti s’ka çka ofron më tepër”.
“Ajo çka po shoh tani është jo vetëm paniku, por është edhe një politikan i të kaluarës. Një politikan që mbyt miza nëpër tubime ose ofendon kaq rëndë s’ka çka ofron më tepër. Pra i ka pas të gjitha, i ka pas 51%, 12 miliardë buxhet për katër vite. Nuk ka pasur fuqi më të madhe politike qeverisjeje një njeri në Kosovë dhe s’ka çka të ofron më tepër”, tha Abdixhiku në Pressing, transmeton Express.
Pasi dëgjoi në Pressing deklaratën e Kurtit “me miza”, referuar LDK-së, Abdixhiku u shpreh: “Kringji më i madh politik, kringj politik është s’ki çka i thu”…/Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...