Abdixhiku mbledh në LDK deputetët e zgjedhur: Një zë, një shtëpi, një qëllim - Gazeta Express
string(73) "abdixhiku-mbledh-ne-ldk-deputetet-e-zgjedhur-nje-ze-nje-shtepi-nje-qellim"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 14:07

Abdixhiku mbledh në LDK deputetët e zgjedhur: Një zë, një shtëpi, një qëllim

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 14:07

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se sot kanë mbajtur edhe një mbledhje të Grupit Parlamentar të LDK-së, me deputetët e zgjedhur, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se LDK është “një zë, një shtëpi, një qëllim”

“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë! Një zë, një shtëpi, një qëllim!”, ka shkruar ai.

Në fotografitë e publikuara nga Abdixhiku, shihet që deputeti i zgjedhur dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, s’ka qenë prezent në mbledhje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement