Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve për tubimin që do ta hapë fushatën: LDK po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë - Gazeta Express
string(116) "abdixhiku-mbledh-kryetaret-e-degeve-per-tubimin-qe-do-ta-hape-fushaten-ldk-po-e-udheheq-valen-e-ndryshimit-ne-kosove"

Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve për tubimin që do ta hapë fushatën: LDK po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 18:25

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, është shprehur i gatshëm për siç e quan “hapjen e madhe të fushatës elektorale”.

Gjatë ditës, Abdixhiku njofton se në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike, ka pritur në takim kryetarët e degëve të partisë nga e gjithë Kosova “si konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt”, shprehet ai.

Lexo Edhe:

Abdixhiku shprehet se LDK po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm”, shprehet ai.

Postimi i plotë: