Abdixhiku: Mbështetje e jashtëzakonshme në Suharekë, s'është rastësi – është frymë e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin - Gazeta Express
string(122) "abdixhiku-mbeshtetje-e-jashtezakonshme-ne-suhareke-seshte-rastesi-eshte-fryme-e-nje-levizjeje-qe-po-perfshin-gjithe-vendin"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 20:52

Abdixhiku: Mbështetje e jashtëzakonshme në Suharekë, s’është rastësi – është frymë e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 20:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim masiv në Suharekë, ku mijëra qytetarë treguan mbështetjen e tyre për partinë dhe programin “Rruga e Re”.

Në një postim në Facebook pas takimit, Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për pritjen që i bëri Suhareka.

“Suharekë, çka ke ba’ kështu?! Mbështetje e jashtëzakonshme në Suharekë, në mesin e valës së pandalshme të mbështetjejes qytetare për LDK-në dhe për vizionin tonë për të ardhmen. Ardian, dhe ekipi, ju lumtë!” – tha ai.

Ai theksoi se Suhareka ka potencial të madh për zhvillim dhe investime dhe se, përmes programit “Rruga e Re”, ky qytet do të përfitojë nga projektet e LDK-së.

“Suhareka ka potencial të madh për rritje dhe investime. Me vizionin tonë, dhe me programin ‘Rruga e Re’, ky qytet dhe e tërë Kosova do të përfitojnë nga projektet dhe politikat tona zhvillimore që sjellin më shumë vende pune, paga më të mira, infrastrukturë moderne dhe mundësi për çdo qytetar.” – shtoi ai.

Në fund, Abdixhiku tha se “9 shkurti është dita jonë – dita e fitores së madhe!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement