Abdixhiku: Lipjani foli qartë, fitore pa balotazh më 12 tetor - Gazeta Express
string(59) "abdixhiku-lipjani-foli-qarte-fitore-pa-balotazh-me-12-tetor"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 19:48

Abdixhiku: Lipjani foli qartë, fitore pa balotazh më 12 tetor

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 19:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë tubimit të mbajtur në Lipjan, deklaroi se Lipjani e paska ndarë mendjen tashmë për fitore pa balotazh më 12 tetor.

Sipas tij tri mandate me radhë, Lipjani ka ecur përpara dhe është shndërruar në model të qeverisjes lokale.

“Tri mandate me radhe kemi qenë krenar. Sot jemi krenar. LDK Lipjanin e ka model të qeverisjes së mbarë. Dhe nga Lipjani sot, LDK dërgon mesazhin e qartë”, deklaroi Abdixhiku.

I pari i LDK-së tha se LDK nuk ka luks të humb kohë me balotazhe.

“Nuk kemi luksin të eksperimentojmë me aventuristë e turistë. Lipjani ka nevojë për stabilitet, për vazhdimësi dhe për punë të përditshme. Dhe këtë punë e garanton vetëm Imri Ahmeti”, shtoi Abdixhiku.