string(94) "abdixhiku-ldk-e-ka-lene-interesin-vetanak-papergjegjesi-e-madhe-te-shkojme-ne-zgjedhje-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:37

Abdixhiku: LDK e ka lënë interesin vetanak, papërgjegjësi e madhe të shkojmë në zgjedhje të reja

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se partia më e vjetër në vend e ka lënë interesin e saj, ndërsa prezantoi agjendën 15-pikëshe të Qeverisë së Unitetit.

Lumir Abdixhiku tha se është e drejtë e partive tjera që “ta refuzojnë ose jo”.

“Kemi bërë një lëvizje. Nëse kjo lëvizje e jona refuzohet, le të jetë e tillë. Është e drejtë e jona të insistojmë, të provojmë, sepse besojmë se duhet të ketë arsye dhe do të ketë arsye në një pikë të caktuar. Sepse besojmë se s’mund të jemi kaq indiferentë në mbledhje të pafundme në Kuvendin e Kosovës, pa qeveri me legjitimitet, e me kriza të vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës, teksa e kemi shndërruar skenën politike në një show të trishtueshëm politik”, tha ai.

Abdixhiku tha se mund të ketë edhe zgjedhje të reja, por kjo, do të ishte “papërgjegjësi e madhe”.

“Po, mund të shkohet në zgjedhje, por edhe për zgjedhje duhet të ulemi. Por është papërgjegjësi e madhe ndaj vendit. Shumë papërgjegjësi e madhe. Secili njeri sot në Kosovë që flet për zgjedhje të reja e vazhdimësi të krizës edhe pas zgjedhjeve të reja, nuk bën as përpjekjen më të vogël për të krijuar institucionet e Republikës së Kosovës. Por shkojmë në zgjedhje, në qoftë se partitë tjera vendosin të shkojmë në zgjedhje, shkojmë në zgjedhje. Nuk është çështje kjo. Më së lehti është të shkojmë në zgjedhje, e më pas të mos kemi legjitimitet të plotë edhe për një vit tjetër”, tha ai.