Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët tjerë partiakë pjesëmarrës, tha se nuk është caktuar datë zyrtare për zgjedhjet, megjithatë deklaroi se pajtohen kurdo që e cakton Osmani.
“Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidentja e vlerëson, në afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, tha Abdixhiku.
Edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se edhe për ta është në rregull kurdo që i cakton Osmani, ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmendi tri data si të mundshme që u diskutuan brenda takimit: 5, 12 ose 19 prilli./Express/