Abdixhiku: Kurti s'ka lëvizur nga pozicioni i tij, kushtëzoi ose votim të fshehtë, ose rrëzim të tij duke ia votuar Haxhiun - Gazeta Express
string(119) "abdixhiku-kurti-ska-levizur-nga-pozicioni-i-tij-kushtezoi-ose-votim-te-fshehte-ose-rrezim-te-tij-duke-ia-votuar-haxhiun"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 18:49

Abdixhiku: Kurti s’ka lëvizur nga pozicioni i tij, kushtëzoi ose votim të fshehtë, ose rrëzim të tij duke ia votuar Haxhiun

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 18:49

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas përfundimit të takimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti. Abidixhiku ka thënë se qëndrimet e Kurtit janë të njëjtë dhe s’kanë ndryshuar, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i LDK-së ka thënë se Kurti as s’e respekton e as s’e interpreton njëjtë vendimin e Kushtetueses, as për votimin e fshehtë, e as për përgjegjësinë që ka për krijimin e shumicës.

 “Qëndrimit e deputetit Kurti ishin të njëjta. As se respektonin as se interpretonin njëjtë vendimin e  Kushtetueses. As për votimin e fshehtë edhe për çështjen e përgjegjësie për shumicën që i takon atij”, ka thënë Abdixhiku, shkruan Express.

Tutje ai ka thënë se Kurti e ka pranuar që s’ka shumicë dhe ka kushtëzuar, ose të shkohet me votimin e fshehtë, ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke ia votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

“Për LDK është evidente që përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Z. Kurti pranoi që s’ka shumicë, por kërkoi kushtëzime. Ka kushtëzime që të votojë fshehtë, ose të rrëzohet votimi i fshehtë, duke e votuar Albulena Haxhiun. Mos lëvizja nga këto pozicione e bën fatkeqe situatën”, ka shtuar tutje.

“Mosrespektimi i vendimit është hap i parë në përmbysjen e rendit Kushtetues”, ka thënë Abdixhiku./GazetaExpress/