Abdixhiku: Kontributi i Engel është i pashlyeshëm, Kosova humbi një mik të madh - Gazeta Express
string(77) "abdixhiku-kontributi-i-engel-eshte-i-pashlyeshem-kosova-humbi-nje-mik-te-madh"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 23:09

Abdixhiku: Kontributi i Engel është i pashlyeshëm, Kosova humbi një mik të madh

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 23:09

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me vdekjen e Eliot Engel, duke thënë se ky i fundit ishte mik i madh i Kosovës.

Engel, ka shtuar Abdixhiku, ka qenë një nga zërat më të fuqishëm në vitet vendimtare për fatin e popullit të Kosovës.

‘’ Nuk u tërhoq në asnjë moment kritik; përkundrazi, qëndroi fort, me bindje të palëkundur, në anën e drejtë të historisë. Angazhimi i tij i pandalshëm për Kosovën e vendos atë ndër miqtë më të mëdhenj që kemi pasur ndonjëherë’’, ka thënë ai.

Postimi:

Me pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, kongresistit Eliot Engel.

Në vitet më vendimtare për fatin e popullit tonë, ai ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më të vendosur në mbrojtje të së drejtës sonë për liri. Nuk u tërhoq në asnjë moment kritik; përkundrazi, qëndroi fort, me bindje të palëkundur, në anën e drejtë të historisë. Angazhimi i tij i pandalshëm për Kosovën e vendos atë ndër miqtë më të mëdhenj që kemi pasur ndonjëherë.

Marrëdhënia e tij e veçantë me Presidentin Historik Ibrahim Rugova dhe mbështetja e tij e fuqishme për vizionin e Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike, janë dëshmi e një përkushtimi të rrallë dhe të sinqertë. Ai nuk ishte vetëm një aleat politik, ishte një mik i vërtetë i popullit tonë. Dekorimi i tij nga Presidenti Rugova me Medaljen e Artë të Lirisë në vitin 2004 ishte simbol i vogël përballë madhështisë së kontributit të tij.

Kontributi i kongresistit Eliot Engel në afirmimin e së vërtetës për Kosovën dhe në forcimin e lidhjes sonë të përhershme me SHBA-të është i jashtëzakonshëm dhe i pashlyeshëm.

Sot, Kosova ka humbur një mik të madh. Por vepra, fjala dhe përkushtimi i tij do të jetojnë përherë në themelet e shtetit tonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, popullit amerikan dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement