Abdixhiku: Koeficient 150 euro për të gjithë shërbyesit publik, që në javën e parë - Gazeta Express
string(80) "abdixhiku-koeficient-150-euro-per-te-gjithe-sherbyesit-publik-qe-ne-javen-e-pare"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 14:19

Abdixhiku: Koeficient 150 euro për të gjithë shërbyesit publik, që në javën e parë

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 14:19

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përsëritur zotimin e tij për koeficient 150 që në javën e parë të qeverisjes.

Sipas tij, mësuesit, mjekët, policët, zjarrfikësit, ushtarët, të gjithë punëtorët e shtetit do t’i kenë 200 euro më shumë.

“Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150. Për këtë përgjigjemi para vendit, para Zotit, para secilit qytetar të vendit! Nga 200 euro më shumë, secilin muaj – ky është zotimi ynë”, ka thënë Abdixhiku gjatë tubimit të mbajtur me degën e katërt në Kryeqytet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement