Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me familjarët e 114 martirëve e heronjve të rënë në Betejën e Kosharës në 26-vjetorin e saj.
Ai tha se atje nderuan veprën e tyre, ndërsa Betejën e Kosharës e quajti “prej më madhështorëve”.
“Në Koshare, përveç lavdisë, në takim me familjarët e 114 martirëve e heronjve të rënë për liri, thonim gëzuar kjo ditë! Gëzuar, sepse, të arrish përjetësinë në altarin e lirisë për atdhe, është bekim. Gëzuar na tha dhe nëna e 17 vjeçarit të rënë; dhe prindërit e dy vëllezërve të përjetësuar në Koshare; dhe familjarët e 3 të huajve nga Algjeria, Franca e Italia që kishin luftuar mes djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare! Kalova gjithë mëngjesin me familjarët e martirëve. Nën shoqërimin e heronjve të gjallë, bashkëluftëtarëve të tyre, të Agimit, Saliut, Xhemajlit e Abazit, nderuam mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999; ditën kur nisi të thyhej kufiri mes-shqiptarë! Pjesa tjetër është histori; prej më madhështoreve! Lavdi gjithë të rënëve!”, ka shkruar Abdixhiku.
Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 prilli 1999 deri më 10 qershor 1999 në kuadër të Operacionit “Shigjeta” dhe njihet ndër betejat më të suksesshme të luftës së fundit.


Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...