string(125) "abdixhiku-i-uron-kucit-rikthimin-ne-ldk-po-ndertojme-ekip-te-fitores-per-suhareken-do-te-jem-ne-cdo-qytet-per-te-bere-bashkim"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 19:21

Abdixhiku i uron Kuçit rikthimin në LDK: Po ndërtojmë ekip të fitores për Suharekën, do të jem në çdo qytet për të bërë bashkim

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 19:21

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka uruar Blerim Kuçin për rikthimin e tij në këtë parti, duke theksuar se LDK-ja po ndërton një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai ka shkruar edhe se Suharekës do t’i japin ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.

Postimi:

Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për forcim e ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.

Aty afër u ndalëm dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur.

Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni.

Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim.

Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi.

Blerim të priftë e mbara.

Ardian, na prijë në rrugën përpara!