Abdixhiku i shkon Halitit në Viti: Sokoli ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur - Gazeta Express
string(111) "abdixhiku-i-shkon-halitit-ne-viti-sokoli-ka-qene-gjithmone-shembull-i-udheheqjes-se-qete-te-matur-e-te-vendosur"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 13:26

Abdixhiku i shkon Halitit në Viti: Sokoli ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 13:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkuar drejt Vitisë për ta uruar Sokol Halitin i cili siguroi edhe një mandat nga zgjedhjet e fundit lokale.

Ai thotë se Haliti ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur.

Ndër të tjera, i pari i LDK-së thekson se fitorja atje, është përmbushje e mozaikut të madh të fitores së partisë në të gjithë Kosovën.

“Me pritje të ngrohtë e me përplot gëzim, urova Sokol Halitin për fitoren e radhës në Viti. Një fitore e merituar, e ndërtuar mbi vite pune, përkushtimi e respekti ndaj qytetarëve të kësaj ane. Sokoli ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur; një model që e nderon Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe traditën e saj në Viti”

Advertisement
Advertisement
Advertisement