Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i ri i kuvendit të Kosovës, i ka reaguar PDK’së e AAK’së që e votuan Bashën. Ai ka thënë se kjo është fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Abdixhiku ka shtuar se “kështu e projektojnë Republikën”.
Ai ka thënë se “aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë”.
“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë.”