Abdixhiku i kundërpërgjigjet Qeverisë për rritjen e pagave: Këto paga do i marrë sektori publik me LDK në Qeveri - Gazeta Express
string(111) "abdixhiku-i-kunderpergjigjet-qeverise-per-rritjen-e-pagave-keto-paga-do-i-marre-sektori-publik-me-ldk-ne-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

29/10/2024 18:33

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Qeverisë për rritjen e pagave: Këto paga do i marrë sektori publik me LDK në Qeveri

Lajme

Gazeta Express

29/10/2024 18:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se rritja e pagave për sektorin publik nuk mjafton.

Qeveria ka vendosur që nga janari të rris pagat në sektorin publik prej 55 euro, kurse faza e dytë hyn në fuqi nga korriku i vitit 2025, për të plotësuar totalin prej 110 euro rritje, ka treguar kryeministri Albin Kurti.

Lexo Edhe:

Por, Abdixhiku thtoë se me rritjen e çmimeve kjo rritje nuk publikon.

Ai ka publikuar një tabelë që tregon sesa do t’i rris pagat LDK-ja nëse vjen në Qeveri.

Abdixhiku është zotuar për koeficient 150 euro.

“Me krizën e madhe të inflacionit, me rritjen e paprecedentë të çmimeve, të gjithë shërbyesit publik meritojnë paga të dinjitetshme nga shteti për të cilin punojnë. Këto paga nuk i kanë sot! Këto paga do t’i kenë që nga java e parë e Qeverisë sonë! Ky është dallimi! Ky është ndryshimi”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express