Abdixhiku: Gjilani ka vendosur të kthejë në qeverisje Lidhjen Demokratike të Kosovës, në krye me Ismajlin - Gazeta Express
string(103) "abdixhiku-gjilani-ka-vendosur-te-ktheje-ne-qeverisje-lidhjen-demokratike-te-kosoves-ne-krye-me-ismajlin"

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 19:36

Abdixhiku: Gjilani ka vendosur të kthejë në qeverisje Lidhjen Demokratike të Kosovës, në krye me Ismajlin

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 19:36

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Gjilan tha se Gjilani ka vendosur të mos heshtë më, të flasë me votë dhe të zgjedhë ndryshimin- Lidhjen Demokratike të Kosovës, në krye me kryetarin e ardhshëm Arber Ismajlin.

Sipas tij, është koha e kthimit të shpresës.

‘’Kthimin Gjilani do ta nisë më 12 tetor. Me Arbër Ismajlin. Me ekipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me qytetarët që nuk dorëzohen kurrë. Në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo shtëpi po ndihet kjo frymë. Një frymë që nuk lind nga fjalët e mëdha, por nga besimi i thellë se ky vend mund dhe duhet të bëhet më mirë. Kjo është fryma e LDK-së. Fryma që e bashkon Kosovën’’, tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se ‘’Gjilani do ta japë këtë fitore, sepse Gjilani ka pasur gjithmonë guximin të zgjedhë drejt, ka pasur gjithmonë forcën të ngrihet kur të tjerët dorëzohen, ka pasur gjithmonë urtësinë të kuptojë kur është koha për ndryshim’’.