Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për tubimin qëndror që partia e tij do ta mbajë sot në Prishtinë në orën 18:00 në sheshin Skënderbeu.
Abdixhiku ka ftuar të gjithë përkrahësit që të marrin pjesë në tubim.
“Fitore dhe asgjë më pak”, ka shkruar Abdixhiku
Postimi i plotë:
Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë.
Le të ketë festë!
Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!
Fitore, dhe asgjë më pak!
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...