Abdixhiku flet për rrezikun që të mos ketë zhbllokim as pas 30 ditëve: Shpresojmë të ndërhyjë Presidentja - Gazeta Express
string(104) "abdixhiku-flet-per-rrezikun-qe-te-mos-kete-zhbllokim-as-pas-30-diteve-shpresojme-te-nderhyje-presidentja"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 18:58

Abdixhiku flet për rrezikun që të mos ketë zhbllokim as pas 30 ditëve: Shpresojmë të ndërhyjë Presidentja

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 18:58

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse s’do të ketë lëvizje nga qëndrimet të kreut të LVV-së, Albin Kurti, lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, atëherë vendi do të futet në një terren të paqartë për Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Pas 30 ditëve futemi në një gjendje të paqartë. Pas 30 ditëve me gjasë do të duhet të kërkohet një interpretim i ri i Kushtetueses”, ka thënë Abdixhiku, raporton Express.

Ai ka thënë se në këtë fazë, LDK shpreson që do të ndërhyjë presidentja e Republikës së Kosovës për të ushtuar kompetencat e saj për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Kreu i LDK-së ka kërkuar që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese./GazetaExpress/