Abdixhiku: Fitorja e LDK-së në Podujevë është sinjal që Kosova po zgjohet, e shpresa po rikthehet - Gazeta Express
string(95) "abdixhiku-fitorja-e-ldk-se-ne-podujeve-eshte-sinjal-qe-kosova-po-zgjohet-e-shpresa-po-rikthehet"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 18:37

Abdixhiku: Fitorja e LDK-së në Podujevë është sinjal që Kosova po zgjohet, e shpresa po rikthehet

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 18:37

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në tubimin e mbajtur në Podujevë, gjatë fjalimit të tij tha se fitorja e LDK-së në Llap, nuk është për pushtet por për shtet.

Madje sipas tij, kur të fitojë LDK në Llap, do të marrë frymë e lehtësuar gjithë Kosova.

‘’Fitorja e LDK-së në Podujevë është shumë më tepër se fitore lokale – është sinjali që Kosova po zgjohet. Është mesazhi që qytetaria po ngrihet, që politika po pastrohet, që shpresa po rikthehet. Kur të fitojë LDK në Llap, do të marrë frymë e lehtësuar gjithë Kosova. 
Sepse fitorja jonë nuk është për pushtet – është për shtet. Është për të rikthyer normalitetin, për të ndalur përçarjen, për t’i dhënë vendit drejtim, maturi dhe dinjitet’’, deklaroi Abdixhiku.

Ai po ashtu tha se më 12 tetor, çdo votë për LDK-në është votë për Kosovën që duam.