Abdixhiku e quan "dridhje elektorale" tubimin në Hajvali: Askush as për së afërmi nuk ofron çfarë LDK ofron për kryeqytetin - Gazeta Express
string(120) "abdixhiku-e-quan-dridhje-elektorale-tubimin-ne-hajvali-askush-as-per-se-afermi-nuk-ofron-cfare-ldk-ofron-per-kryeqytetin"

Abdixhiku e quan “dridhje elektorale” tubimin në Hajvali: Askush as për së afërmi nuk ofron çfarë LDK ofron për kryeqytetin

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 20:37

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarë të shumtë ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ndalesa e radhës ishte në Hajvali, ku një numër i madh i simpatizantëve u mblodhën për të dëgjuar vizionin e Abdixhikut për Prishtinën.

Lexo Edhe:

Edhe në këtë tubim, Abdixhiku prezantoi planin ambicioz të LDK-së për të investuar 1.5 miliard euro në kryeqytet, duke përfshirë projekte si: Unaza e Kryeqytetit, Stadiumi i Ri dhe Qendra e Sportit, Parku Teknologjik dhe Spitali i Ri, Mësimi Tërëditor, etj.

“Me 1.5 miliard euro investime për Prishtinën, me transformimin rrënjësor me Unazën e Kryeqytetit; Stadiumin e Ri e Qendrën e Sportit, me Parkun Teknologjik e Spitalin e Ri, me mësim tërëditor për 28 mijë fëmijë në Kosovë – Prishtina, banorët e Kryeqytetit më 9 shkurt e fitojnë shtetin që i bllokonte për 4 vjet rresht! 1.5 miliard euro për Prishtinën! Ky është zotimi ynë!”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.