Liderët e partive politike kanë arritur në Presidencë për takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Përveç Bedri Hamzës të PDK-së tashmë atje shkuan edhe krerët e LDK-së dhe AAK-së, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj.
Takimi vjen pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë edhe me mandatarin e dytë, Glauk Konjufca.
Temë e takimit pritet të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve të reja.