Abdixhiku: E ardhmja është digjitale, kemi plan Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT - Gazeta Express
string(114) "abdixhiku-e-ardhmja-eshte-digjitale-kemi-plan-ministrine-e-digjitalizimit-dhe-trajnimin-e-40-mije-te-rinjve-ne-ict"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 18:00

Abdixhiku: E ardhmja është digjitale, kemi plan Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 18:00

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për teknologjinë, inteligjencën artificiale ditën e sotme në DeepSpace në Prishtinë.

Ai ka thënë se ata kanë plan të qartë: Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT. Për vende pune të reja, ekonomi të re dhe një shtet që funksionon në botën digjitale.

Postimi:

E ardhmja është digjitale!

Sot në DeepSpace Prishtinë folëm për teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe për një të vërtetë të thjeshtë: teknologjia është dritarja jonë e kohës. Përmes saj, Kosova mund ta bëjë kapërcimin e madh dhe ta zërë hapin me Evropën, edhe pse na thonë se jemi 80 vite mbrapa.

Në botën digjitale koha nuk ecë ngadalë; përshpejton. Një brez i vendosur mund ta ndryshojë një vend.

Jemi popull i ri.

Kemi dije të reja.

Kjo është përparësia jonë e madhe.

Ne kemi plan të qartë: Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT. Për vende pune të reja, ekonomi të re dhe një shtet që funksionon në botën digjitale.

E ardhmja është e bukur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement