Abdixhiku dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje zotimi për investime në Prishtinë - Gazeta Express
string(77) "abdixhiku-dhe-rama-nenshkruajne-marreveshje-zotimi-per-investime-ne-prishtine"

Zgjedhjet

Gazeta Express

14/01/2025 7:20

Abdixhiku dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje zotimi për investime në Prishtinë

Zgjedhjet

Gazeta Express

14/01/2025 7:20

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë zotimet për investimet prej 1.5 miliard euro për kryeqytetin.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë nga ora 12:00.

Lexo Edhe:

Kandidatja për deputete të Kuvendit nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, fton qytetarët të bashkohen nga ora 12:00 në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë, për prezantimin e projekteve madhore për kryeqytetin.

Ajo njofton se Abdixhiku e Rama i nënshkruajnë zotimet për investime në vlerë prej 1.5 miliard euro në kryeqytet.

“Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, do të nënshkruajnë zotimet për investimet historike prej 1.5 miliard euro për Prishtinën”, njofton Lushaku-Sadriu.

“Votoni LDK, votoni për arsim dhe të ardhme më të mirë!LDK124 #Lumir2025 #Jehona9”, shkruan ajo.