Abdixhiku: Angazhimi i mësimdhënësve, gurthemel në ndërtimin e shtetit tonë - Gazeta Express
string(73) "abdixhiku-angazhimi-i-mesimdhenesve-gurthemel-ne-ndertimin-e-shtetit-tone"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 9:56

Abdixhiku: Angazhimi i mësimdhënësve, gurthemel në ndërtimin e shtetit tonë

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 9:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 7 marsit, ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për të gjithë mësuesit e mësueset, të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë në edukimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.

“Të gjithë mësimdhënësve, urime 7 marsi, Dita e Mësuesit! Në këtë ditë dhe jo vetëm, kujtojmë rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve, në detyrën dhe misionin e tyre fisnik për edukimin dhe arsimimin e brezave. Dita e Mësuesit na kujton rëndësinë që kanë mësimdhënësit në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të përparuar dhe të qëndrueshme. Të gjithë ata, me pasion, përkushtim dhe angazhim të palëkundur, kontribuojnë në zhvillimin intelektual dhe moral të brezave të rinj, duke ofruar mundësi për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Angazhimi i mësuesve dhe mësueseve, është gurthemel në ndërtimin e shtetit tonë dhe arsimimin e brezit që do të udhëheqë vendin në të ardhmen. Prandaj, trajtimi dinjitoz i mësimdhënësve, mbetet prioritet për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement