Abdixhiku: Ambasadorët e huaj po më pyesin për masivitetin në fushatë – po ju them se rugovistët janë ngritur në këmbë - Gazeta Express
string(115) "abdixhiku-ambasadoret-e-huaj-po-me-pyesin-per-masivitetin-ne-fushate-po-ju-them-se-rugovistet-jane-ngritur-ne-kembe"

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/01/2025 11:27

Abdixhiku: Ambasadorët e huaj po më pyesin për masivitetin në fushatë – po ju them se rugovistët janë ngritur në këmbë

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/01/2025 11:27

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për tubimet masive të partisë së tij.

Ai në takimin me banorët e Batllavës, tha se “po më pyesin edhe ambasadorët e huaj se çfarë po ndodh me këtë fushatë, me këtë masivitet të LDK-së”.

“Po ju them: Po ndodh e thjeshta, rugovistët janë ngritur në këmbë, kanë vendosur që më 9 shkurt të dalin në fitoren e madhe dhe s’ka asgjë që i ndal”, tha Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement