Abdixhiku: Akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetar i parë i Kuvendit, sot deputetët shpërfaqën gjithë rrënimin vleror - Gazeta Express
string(112) "abdixhiku-akademik-idriz-ajeti-ka-qene-kryetar-i-pare-i-kuvendit-sot-deputetet-shperfaqen-gjithe-rrenimin-vleror"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 18:15

Abdixhiku: Akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetar i parë i Kuvendit, sot deputetët shpërfaqën gjithë rrënimin vleror

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 18:15

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se “LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin”, referuar zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se “Akademik Idriz Ajeti ka qënë kryetar i parë i Kuvendit të Republikës. Sot, tri dekada e gjysmë më pas, 73 deputetët e Kuvendit shpërfaqën më së miri ndoshta dhe gjithë rrënimin vleror që po i ndodhë kësaj shoqërie nga popullizmi”, shprehet Abdixhiku.

Abdixhiku ndër të tjera tha se LDK refuzon të përfaqësojë “këtë mendësi”, teksa shton; “uroj që votuesit e partisë të parë, të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre. Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi”.

“Siç dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht; përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë! Prandaj dhe s’mund e s’duam të jemi pjesë e një skenari të tillë”, shprehet ai.

“Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend, që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Që LDK-në e vlerave, në përmbajtje e konstitucionalizëm, ta sheh si adresë të përfaqësimit me dinjitet. Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale!”, përfundoi ai.