Abdixhiku: 28 dhjetori vendos drejtimin e Kosovës për vitet e ardhshme - Gazeta Express
string(69) "abdixhiku-28-dhjetori-vendos-drejtimin-e-kosoves-per-vitet-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 19:38

Abdixhiku: 28 dhjetori vendos drejtimin e Kosovës për vitet e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 19:38

Kandidati për Kryeminstër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, deklaroi se data 28 dhjetor vendos drejtimin e Kosovës për vitet e ardhshme.

Prandaj, sipas tij në këtë moment lind pyetja e vetme që ka rëndësi për ne dhe të tjerët që më 28 dhjetor kanë fatin e këtij vendi në dorë: pse ne? Pse Lidhja Demokratike e Kosovës? Pse ekipi ynë? Pse vizioni ynë është zgjidhja për vendin?

“Sepse ne vijmë me përvojë, me dije, me maturi, me institucione, me vizion të qartë e të guximshëm. Vijmë me një traditë që nuk e ka përdhosur kurrë shtetin, me një histori që nuk e ka ndarë kurrë popullin, me një rrugë politike që gjithmonë e ka mbrojtur interesin kombëtar mbi interesin partiak. Dhe pikërisht kjo vlerë është ajo që Kosova kërkon sot: normalitet, qetësi, përgjegjësi – mbi të gjitha zhvillim”, tha Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement