Abbott publikon fotografi nga takimet e Kurtit të hënën në Londër - Gazeta Express

Abbott publikon fotografi nga takimet e Kurtit të hënën në Londër

Lajme

Gazeta Express

27/02/2020 12:00

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka publikuar disa fotografi nga fillimi i javës në Londër.

Abbott tregon se në ato çaste po priste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para disa takimeve me ministret britanike.

“Duke e pritur Kryeministrin Kurti në dhomën e pritjes para takimeve të shkëlqyeshme me Ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikën, Wendy Moro, dhe me ministren e Forcave të Armatosura, James Heappey, kur isha në Londër në fillim të kësaj jave. Mundësi e mirë të dëgjojë për prioritetet e Qeverisë së re”, ka shkruar ambasadori britanik.

Kryeministri Kurti qëndroi në Londër në fillim të kësaj jave për të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimore nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). /Express/

Image may contain: 5 people, people standing, suit, wedding and indoor