Abazoviq për Demarkacionin: Ajo temë është mbyllur në momentin kur është nënshkruar - Gazeta Express
string(82) "abazoviq-per-demarkacionin-ajo-teme-eshte-mbyllur-ne-momentin-kur-eshte-nenshkruar"

Abazoviq për Demarkacionin: Ajo temë është mbyllur në momentin kur është nënshkruar

Lajme

Gazeta Express

10/05/2022 20:58

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë që çështja e Demarkacionit të kufirit me Kosovën ka marrë fund.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi para dy javëve. Ai para se të zgjidhej kishte thënë se çdo çështje është e hapur në diskutimet me Kosovën, por tani ka thënë se ajo temë është mbyllur në momentin kur është nënshkruar.

Lexo Edhe:

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë ai në Klan Kosova.